‘Alarmi’ për shëndetin mendor, dalin përgjigjet e analizave për Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përfunduar “jashtëzakonisht mirë”, testimin për harresën, i cili ishte kryer javën e kaluar, pas kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, për të vërtetuar shëndetin e tij mendor, kanë thënë doktorët e Trumpit.

Doktori, Ronny Jackson, i cili ka përcjellur kontrollimin e tij fizik gjatë javës së kaluar, ka thënë se Trump ka fituar shumë pikë, në një testim të dizajnuar për të kuptuar shenjat e para të humbjes së kujtesës.

Kliko per me shume info

Ndonëse 71 vjeçari Trump, është me mbipeshë, duhet të ketë një regjim në ushqim dhe të ushtrojë më shumë “në përgjithësi shëndeti i presidentit është në gjendje shumë të mirë”, ka thënë Jackon, i cili ka parashikuar se Trump do të vazhdojë të jetë i shëndetshëm gjatë periudhës sa do të jetë në presidencë.

“Është gjenetike”, ka thënë Jackon.

“Ai ka gjene jashtëzakonisht të mira dhe kjo është mënyra si Zoti e ka krijuar atë”, ka shtuar ai.

Presidentët amerikanë nuk kanë kryer zakonisht teste të tilla, gjatë kontrolleve mjekësore. Mirëpo Jackson ka thënë se një gjë e tillë është kërkuar nga presidenti Trump, pasi vazhdimisht po përballet me pyetje për gjendjen e tij mendore. REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.