Ambasadorja e Holandës promovon turizmin, ç’thonë gazetat gjermane për Shqipërinë

Aktualitet

Ambasadorja e Holandës e akredituar në Shqipëri, Dewi Van De Weerd ka postuar faqet e para të gazetave gjermane, të cilat promovojnë turizmin në Shqipëri.

Ajo u bën thirrje të gjithë të huajve që të njihen nga afër me vlerat kulturore dhe turistike që ofron Shqipëria, ndërsa i referohet edghe shkrimeve të gazetave gjermane për vendin tonë.

“Pushimet në Shqipëri janë të nxehta, të promovuara në faqen e parë të gazetave gjermane. Në të vërtetë, miqtë e mi që vizitojnë Shqiëprinë e duan të gjithë. Turizmi është gjithashtu i gjithëanshëm dhe shërben për tu u njohur më mirë me njëri-tjetrin”, shkruan ambasadorja holandeze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT