Albin Kurti: Visar Ymeri është anëtar dhe deputet i Vetëvendosjes bashkë me neve

Kliko per me shume info

“Më vjen keq që nuk ka ndonjë kandidat që më kundërshton. Dua ta falënderoj Visar Ymerin për kontributin e vlefshëm e të dobishëm në VV. Visari është bashkë me neve, është konsultuar me mua. Do të konsultohem me të sepse edhe ai është konsultuar me mua, derisa jemi bashkë”, tha Kurti.

“Për Republikë dhe bashkim me Shqipërinë si e drejtë qytetare dhe njerëzore në frymën e kontinentin tonë. Seriozitet ynë është të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët. Kemi nevojë për program doktrinor, për barazi e solidaritet e rishpërndarje, për ruajtjen e mjedisit sipas modeleve të social demokracisë ndërkombëtare”, tha pas tjerash Kurti.

Kliko per me shume info

Ai shtoi tutje se Kosova ka nevojë për një organizatë që promovon faljen e kërkim faljen, që i kushton rëndësi dijes e kulturës, leximit e shkrimit.

“Organizata përballet me diskriminim gjinor, këtë problem duhet a zgjidhim një herë në organizatë e pastaj në shoqëri. Lëvizja duhet të jetë e grave aq sa e burrave. Hapat urjenëlt, funksionalizmi i komisionit disiplinor, seksiszmi duhet ndëshkuar pa u falur”, tha ai.

Kurti: Lëvizja jonë duhet ta ketë rinin në fokus

“Vullnetar të zellshëm e sakrifikues. Lëvizja jonë duhet ta ketë rinin në fokus. Duhet ta planifikojmë, rinin në ndihmë për shtresat e varfra. Vullnetarët do të punojnë ne kuzhina popullore për të siguruar ushqim për të varfëritë”, tha ai.

Kurti foli edhe për mënyrën e financimit, përmendi tri burime.

“Shpenzimi i parave të jetë transparent, të ketë kursim, asnjë material të mos shpërdorohet. Të rritet numri i aktivistëve të punësuar në qendra anembanë Kosovës”, tha Kurti.

Kurti: Duhet ta vazhdojmë punën e Rilindësve tanë

Ai më tutje shtoi se fitorja duhet të jetë e ideve. “Emisionet politike i shohin vetëm ata që janë në pushtet. Duhet të komunikojmë sa më shumë me qytetarët”, tha Kurti, dhe shtoi se “Lëvizja duhet të jetë edhe shkollë edhe parlament, duhet ta vazhdojmë punën e Rilindësve tanë”.

Në prezantim të platformës nuk po marrin pjesë asnjë nja anëtarët që ditëve të fundit kanë dhënë dorëheqje.

Por, po marrin pjesë familja e Astrit Deharit dhe Mon Balajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.