Albin Kurti rizgjidhet kryetar i Vetëvendosjes

Jane shpallur rezultatet paraprake të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Vetëvendosjes. Ky subjekt politik në faqen e tij zyrtare ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit të votave, që risjell edhe njëherë në krye të VV-së Albin Kurtin, kandidati i vetëm në këto zgjedhje.

Sipas Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm, për Kurtin si kryetar i VV-së votuan 98.82% e votuesve, kundër 0.61%, abstenim: 0.57% dhe të pa vlefshme rezultuan 0.26% të votave.

Kliko per me shume info

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes.

Megjithatë ky Komision nuk specifikon konkretisht sa ishte pjesmarrja në votim.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falenderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falenderon të gjthë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.