Aktorja e pornos e shqetësuar për 13-vjeçarët: Edukojini djemtë rreth seksit!

Aktorja franceze e pornos,Nikita Bellucci i ka bërë thirrje publike gjithë prindërve t’i edukojnë djemtë e tyre rreth seksit, sepse vetëm kështu ata do të ndalojnë së kontaktuari atë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Twitter-it, ajo u shpreh se ndihej e lodhur nga mesazhet pafund që merrte nga djem fare të mitur dhe mendon se është detyra e prindërve t’i mësojnë atyre disa gjera rreth seksit dhe t’i ndalojnë ata të kenë akses në faqe të rrezikshme.

Kliko per me shume info

“U lodha duke eduar fëmijët tuaj. Ka një mungesë të theksuar informacioni dhe nuk është puna jonë të edukojmë fëmijët tuaj për këto punë.”- shkruan ajo.

Ajo tregon gjithashtu se aksesi që të miturit kanë në përmbajtjen pornografike, është i pakontrrolluar por, kjo s’do të thotë se është normale që ata t’u dërgojnë mesazhe aktoreve të pornos duke i kërkuar foto nudo apo favore të tjera seksuale.

Ajo u kërkon në mënyrë urgjente prindërve t’i kushtojnë vëmendje fëmijëve dhe të shohin se ç’bëjnë ata kur janë vetëm.

Për ta dokumentuar me fakt shqetësimin e saj, ajo publikoi mesazhin e një 13-vjeçari i cili i kërkonte me ngulm që ajo t’i tregonte një foto nudo.

Deklarata e Bellucci-it u bë shpejt virale dhe sigurisht reagimet ishin nga më të ndryshmet. Aksesi i të vegjëlve në përmbajten pornografike është kthyer në një problem serioz në Francë dhe jo vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.