Aktori i “Portokallisë” flet për të dashurën e re: Do të jetë nusja ime

Showbiz

Rezart Veleshnja e nisi në formën e një quiz-i prezantimin e së dashurës nga profili i tij, por dalëngadalë nisi ta zbulojë edhe portretin e saj të plotë, madje edhe duke i dedikuar mesazhe dashurie.

Megjithatë, asgjë nuk u mësua kush është S-ja që i ka rrëmbyer zemrën aktorit të njohur për shumë karaktere në spektaklin e humorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Historia e dashurisë për Rezartin është e vërtetë dhe serioze. Megjithëse i pëlqen ta lërë enigmë identitetin e plotë të së dashurës, vendos të zbulojë disa detaje të tjera për të. Çifti ndodhet këto ditë të para të janarit në Gjermani, atje ku jeton e dashura e Rezartit.

Sapo është mbyllur sezoni i “Portokallisë”, Rezarti ka fluturuar drejt Gjermanisë për të kaluar më shumë kohë me të dashurën, duke e konsideruar këtë kohë si muaj mjalti. I pyetur nga “Panorama” për këtë histori të re dashurie, aktori tregon: “Mund të them vetëm që e dashura ime jeton prej 20-vitesh në Gjermani, është me profesion mjeke dhe e them me bindje se e shoh si gruan e jetës, pra, do të jetë nusja ime”,- tha Rezi.

Fillimi është i mbarë… ndoshta së shpejti mësojmë edhe hapin e radhës nga Rezi.

 

ME TE LEXUARAT