Aksident tragjik në Pragë, 3 të vdekur dhe 45 të plagosur

Bota

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lagje në periferi të Pragës, ku një autobus është përplasur me një veturë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur tre persona dhe janë plagosur 45 të tjerë, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përplasja ka shkaktuar tre të vdekur, shoferen e veturës dhe dy persona në autobus, që u përplas me një pemë pasi doli nga rruga për një arsye ende të papërcaktuar”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Monika Schindlova.

Policia ka arritur të evakuojë të gjithë personat që kishin mbetur të bllokuar në autobus.

ME TE LEXUARAT