Aksident i pazakontë, makina "fluturon" në katin e dytë të një ndërtese

Soft

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Kaliforni, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në katin e dytë të një ndërtese.

Mediat e huaja shkruajnë se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me një bordurë që e ka ngritur atë deri në 3 metra lartësi, duke e futur direkt në klinikën e një dentisti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra e shpëtimit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e një pasagjeri që ishte bllokuar në mjet./LAJMIFUNDIT.AL/

ME TE LEXUARAT