Ajo është vetëm 12-vjeçe, por babai i saj tashmë i planifikon martesën

Soft

Kur babai i tha Halimas se po planifikonte martesën e saj, 12-vjeçarja refuzoi në mënyrë të vendosur.

"Babai im martoi motrat e mia dhe dëshiron të më martojë me forcë, por nuk dua të martohem", tha Halima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Martesa e fëmijëve është normale në Jemen, kjo dukuri vjen për shkak të varfërisë dhe një kulturë thellësisht konservatore.

Është një praktikë tradicionale e ruajtur në proverba si:"Martohu me një vajzë 8-vjeçare, ajo është e garantuar" - një siguri për virgjërinë e një fëmije.

Sot, më shumë se dy të tretat e vajzave të Jemenit janë martuar para se të arrijnë moshën 18 vjeç.

Por Halima, është e vendosur të mos jetë pjesë e asaj statistike në rritje.

"Unë jam në klasën e pestë, dua të mbaroj shkollën, unë dua të bëhem mjeke, me dëshirën e Perëndisë", i tha Halima CNN-it, ende e veshur me uniformën e saj të shkollës.

"Shumë nga shoqet e mia në shkollë janë martuar. Një nga shoqet e mia u largua dhe kur e pyeta përse, ajo tha:"Sepse nesër është dasma ime".

Motra e Halimit, Kafa u martua me një burrë 15 vjeçar kur ishte vetëm 13 vjeç.

"Nëse do të duhej të zgjidhja, do të shkoja në shkollë dhe do të isha e arsimuar, nuk doja të martohesha", ka thënë Kafa për CNN.

Kafa ka katër fëmijë në katër vite martesë ajo tani është 17-vjece.

Adoleshentët e rinj përballen me një rrezik shumë më të lartë të ndërlikimeve dhe vdekjes në shtatzëni sesa gratë e tjera, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Rreth 44% e vajzave tani janë martuar para ditëlindjes së tyre të 15, sipas një sondazhi të kryer nga UNICEF.

"Trendi është në rritje", tha përfaqësuesi rezident i UNICEF-it në Jemen, i tha CNN-së.

"Nuk ka vende pune në vend, nuk ka bujqësi. Sistemi shëndetësor dhe sistemi arsimor janë shembur ose gati për t'u shembur," tha Relano. /

ME TE LEXUARAT