Ajo është shurdh-memece, shikoni në çfarë kushtesh jeton 41-vjeçarja

Silvana është me aftësi të veçanta.
Ajo është shurdh-memece dhe ankohet në “Fiks Fare” për kushtet e vështira në të cilat jeton.

Të ardhurat e vetme që mund të mbajnë frymën gjallë është pensioni i nënës së saj, e cila vuan nga sëmundje mendore, shpeshherë edhe e dhunshme. Të ardhurat e tyre janë vetëm 13 mijë lekë në muaj.

Kliko per me shume info

Silvana ka dy fëmijë nga martesa e saj, e cila tashmë ka përfunduar, dhe siç e pohon edhe një fqinje e saj, të ardhurat që merr nga pensioni i nënës ia dërgon të birit që jeton me ish-vjerrën.

Dikur Silvana ka punuar si rrobaqepëse, por në Delvinë nuk ka më punë për një zanat të tillë.

Fiks Fare

Historia e dhimbshme e Silvanes, 41 vjecares nga Delvina erdhi sot ne Fiks fare. Silvana është me aftësi të veçanta, ajo është shurdh- memece dhe ankohet në Fiks Fare për kushtet e vështira në të cilat jeton. Të ardhurat e vetme që mund të mbajnë frymën gjallë është pensioni i nënës së saj, e cila vuan nga sëmundje mendore, shpeshherë edhe e dhunshme. Të ardhurat e tyre janë vetëm 130 mijë lekë të vjetra në muaj. Silvana ka dy fëmijë nga martesa e saj e cila tashmë ka përfunduar dhe siç e pohon dhe një komshie e saj, të ardhurat që merr nga pensioni i nënës ia dërgon të birit që jeton me ish vjerrën. Dikur Silvana ka punuar si rrobaqepëse, por që në Delvinë nuk ka më punë për një zanat të tillë.

Posted by Fiks Fare on Freitag, 12. Januar 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here