T’i japësh fëmijës këtë gjë është si t’i japësh 1 gr kokainë

Soft

Koha e shpenzuar në rrjetet sociale mund të jetë e rrezikshme, pasi krijon varësi te adoleshentët njësoj si droga dhe alkooli.

“T’i japësh fëmijës tënd një “smartphone” është si t’i japësh 1 gram kokainë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu paralajmëron ekspertja nga “Harley Street Clinic”, Mandy Saligari.

“Smartphone”-t janë si kokaina për fëmijët. Një studim tregoi se ekranet dixhitale prekin trurin saktësisht, si kokaina. Studimi gjeti se pajisjet elektronike prekin korteksin fronal të trurit, njësoj si kokaina. Ato rrisin edhe nivelet e dopaminës dhe jepet ndjesia e kimikateve të mira, që është një shenjë e krijimit të varësisë së dëmshme.

“Gjithmonë u them njerëzve, kur i jep një fëmije një tabletë ose një telefon, jeni me të vërtetë duke u dhënë atyre një shishe verë ose 1 gram kokainë. Pse i kushtojmë më pak vëmendje këtyre gjërave sesa drogës dhe alkoolit, kur ata prekin të njëjtat impulse të trurit?”, thotë Saligari.

Një fëmijë 8-10 vjeç shpenzon afërsisht 8 orë para ekraneve të tilla brenda ditës, ndërsa adoleshentët afro 11 orë. Kjo ishte mbase edhe arsyeja se, pse Steve Jobs bënte ‘luftë’ me fëmijët e vet pasi nuk ju lejonte që të përdornin teknologji të tilla, që ai vetë i shpikte.

Fëmijët po harrojnë aktivitetet e tyre. Gjatë një hulumtimi me vajza 13 dhe 14- vjeçare, u pa se ato përshkruan “seksin” si diçka krejtësisht normale.

Ato pranuan gjithashtu se dërgimi i fotove të tyre komplet të zhveshura dikujt tjetër në telefon, është krejtësisht normale.

ME TE LEXUARAT