4 të plagosurit në Shkodër nga shpërthimi me tritol, zbulohet e shkuara kriminale e biznesmenit Lul Kulla

Kliko per me shume info

Një shpërthim me tritol ka tronditur lagjen “Rus” në Shkodër ku për pasojë kanë mbetur të plagosur trer persona. Paraprakisht neësbomb.al mëson se sasia e eksplozivit është vendosur pranë një biznesi në pronësi të Lulzim Kullës, një biznesmen me predentë të theksuar kriminalë e të shkuar të errët.

Kulla është arrestuar më datë 7. 6. 2006 pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat RENEA, shkruan newsbomb.al . Lulzim Adem Kulla, 43 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” të qytetit të Shkodrës u kap në vitin 2016 me armë zjarri pistole TT ndërsa në banesë iu gjet një sasi e konsiderueshme municionesh.

Kliko per me shume info

Ndaj Lulzim Kullës nisi edhe një hetim si i dyshuari kryesor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura kohë më parë. Sakaq, sa i takon shpërthimit të sotëm, objektivi nuk dihet ende, ndërkohë mjeti tip Fuoristradë me targa AA 444 CX ka mbetur i dëmtuar. Në katin e parë të godinës janë bizneset në pronësi të ndërtuesit Kulla ndërsa në katin e dytë janë zyrat e pakicave serbe ndaj kjo ngre dyshime të forta për objektivin e vërtetë të ngjarjes kriminale.

Në makinë nuk ka patur njerëz dhe të plagosurit mendohet të jenë shitësit e dyqaneve përreth. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa në qytet kanë mbërritur një numër i madh forcash policore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.