105 vjetorin e policisë/ Ahmet Prençi ka një urim të veçantë

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi ka uruar punonjësit e policisë për 105 vjetorin e krijimit të tyre.
Përmes një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Prençi duke uruar punonjësit e ndershëm të policisë, kujdeset të përjashtojë nga ky urim të gjithë ata drejtues e punonjës policie që kanë braktisur misionin e tyre dhe interesin e shoqërisë dhe janë përfshirë ne kultivim e trafik droge dhe mbrojnë interesat e grupeve kriminale.

“Një urim të përzemërt për të gjithë anëtarët aktivë ose jo të Policisë së Shtetit. Gezuar 105 vjetorin e Policisë. Përjashtoj nga ky urim ata drejtues e punonjës policie që kanë braktisur misionin e tyre dhe interesin e shoqërisë dhe janë përfshirë ne kultivim e trafik droge dhe mbrojnë interesat e grupeve kriminale.”, shkruan ish-drejtori i Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.