​Eliza Dushku e akuzoi për përdhunim kur ishte 12 vjeçe, reagon kordinatori i Hollivudit: Gënjeshtër

Mediat shqiptare, por dhe ato të huaja u tronditën dje me dëshminë e aktores Eliza Dushku, se ajo është abuzuar seksualisht kur ishte vetëm 12 vjeçe.
Ajo doli me emër konkret për personin që kishte abuzuar gjatë xhirimeve të filmit “True lies”, ku ajo interpretonte një nga rolet e saj më të hershme si vajza e Arnold Schëarzeneger dhe Jamie Lee Curtis në 1994, duke iu shtuar kështu listët së gjatë të deklaratave të aktorëve por jo vetëm rreth skandaleve të padëgjuara më parë në Hollivud.

Por ka reaguar dje edhe Joel Kramer duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga aktorja e njohur me orgjinë shqiptare.

Kliko per me shume info

“Këto janë gënjeshtra të çuditshme të manipuluara. Unë nuk e kam ngacmuar kurrë seksualisht atë. Më përzihet. Nuk është e vëretët. Unë mendoj kjo ëhstë imagjinatë e sa. Kjo është gënjeshtër. Gënjeshtër, gënjeshtër, gënjeshtër. Është çemnduri. Unë e trajtova si një vajzë. Ne të gjithë kujdeseshemin për të.”, citojne mediat amerikane.

I pyetur gjatë një emsioni për këtë situatë, James Cameron që shkroi dhe drejtoi filmin “True Lies” vlerësoi trimërinë e aktores.

“Nuk kam dhënë mendime për këtë situatë specifike. Sapo e dëgjova. Por unë mendoj se Eliza është shumë e guximshme që e tha hapur dhe unë mendoj se janë edhe të gjitha gratë që janë duke i treguar këto dhe po kërkojnë llogari tani.”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here