Zhvillim i papritur në hetimet për vrasjen e Aleksandër Ndokës, c`po ndodh me tri fise

Aktualitet

Merr një rrjedhë tjetër hetimi për vrasjesn e vëllait të ish-deputetit socialist në Lezhë, Arben Ndoka. Vrasja e Aleksandër Ndokës ngriti menjëherë dyshime se gjithçka mund të kishte ardhur nga konfliktet e mëparshme të familjeve me të cilat kishte pasur konflikte fisi Ndoka.

Për këtë arsye menjëherë në portat e tyre trokitën misionarë të pajtimit të gjaqeve, të cilët siç e do tradita kanë pyetur 3 fiset me të cilët Ndokajt kanë pasur konflikte, nëse ato kishin gisht në vrasjen e 48-vjeçarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ata jo vetëm që e kanë mohuar, por janë shprehur te gatshëm që siç e do Kanuni, së bashku me pjesëtarë të familjes Ndoka, të betohen në kishë mbi Bibël se nuk kanë qëlluar mbi Ndokën, shkruan Rozafa Tv e Shkodrës.

Policia nga ana e saj po heton në disa pista, e dyshimet më të forta i ka tek konfliktet e krijuara për shkak të pozicionit politike dhe shtetëror që ka pasur Aleksandër Ndoka, këshilltar bashkiak, jurist dhe së fundmi drejtues i IKMT për veriun.

Ky detaj i misionarëve ka rezultuar surprizues edhe për faktin se tradita në fiset e Malësive është i njohur, por jo për masën e gjerë dhe vetë policinë e shtetin Shqiptar, i cili ka instrumente të tjerë hetimi.

Gjithsesi do të jenë hetimet e thelluara, pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth tashmë të sekuestruara nga policia që do të ndihmojnë më shumë mbi zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Lezhën.

ME TE LEXUARAT