“Zbuten” temperaturat, ja parashikimi i motit për sot

Kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare dominojnë zonat Qendrore ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në ekstremet Veri-Jug duke gjeneruar edhe shira të dobët.

Gjatë mesditës vranësirat shtohen në të gjithë territorin duke sjellë shira në të dy ekstremet Veri-Jug por sërish pasditja do të kthjellojë motin në territor, përjashtuar veriperëndimin e vendit ku ende do të ketë vranësira lokale dhe shira të herë pas hershëm.

LEXO EDHE:  Dieta e çmendur, e reja humbi 28 kg në 6 javë duke përdorur vetëm këtë truk
Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që vlerat e tyre të luhaten në 5-19°C, temperatura tipike të vjeshtës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë paradites por pasditja sjell dobësim të erës në 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det do të ketë dallgëzim 4 ballë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here