Zbulohet rrjeti i protitucionit në zonën e plazhit në Durrës, arrestohen dy tutoret femra

Aktualitet

Nje rrjet prostitucioni ehste zbuliuar ne Durres nga policia e cila ka vendosur ne pranga dy gra me akuzen se kane qene organizatore te ketij akiviteti.

Shfrytezimi i vajzave behej ne lokalin dhe ne banesen ne pronesi te tutores se arrestuar.

Deklarata e policise se Durresit: Specialistët për Trafiqet finalizojnë me sukses operacionin e koduar"Rent".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shfrytëzonin femra dhe përshtatnin ambjente për prostitucion.

Arrestohen në flagrancë dy shtetase dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar "Rent" ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

• Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës;

• Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

• G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.

Dinamika e ngjarjes:

Shtetësia Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja).

Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• ”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Shpresa Pisha parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

• "Prostitucion" në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.

•"Prostitucion" në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT