Zbulohet e vërteta, Dakota dhe Chris janë në lidhje!?

Showbiz

Ka shumë thashetheme se Dakota Johnson mund të jetë në lidhje me Chris Martin të Coldplay.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ylli i “Fifty Shades Freed” dhe 40-vjeçari, ishin së bashku në Izrale muajin e kaluar!

Ata thuhet se janë parë në një koncert të Nick Cave dhe më pas shkuan për darkë në restorantin Yam Sheva në Herzliya.

“Ata erdhën bashkë dhe dukeshin shumë të bukur. Ishte një surprizë. Ata u ulën me Nick Cave”, tha një burim për Us Weekly.

Një burim tjetër tha se ata janë në lidhje.

“Dakota dhe Chris janë në lidhje. Ata kanë arritur ta njohin mirë njëri-tjetrin dhe janë shumë të kënaqur nga njëri-tjetri”.

Muajin e kaluar, fansat zbuluan aktoren në një koncert të Chris në Argjentinë.

Dakota dhe Chris nuk kanë folur publikisht për natyrën e marrëdhënieve të tyre, kështu që nuk ka pasur konfirmim zyrtar.

ME TE LEXUARAT