Zbardhen përgjimet që rëndojnë Tahirin, drejtori i policisë fliste me Habilajt për drogën

Aktualitet

Janë zbardhur shumë pergjime bisedash, ndërmjet ish-drejtorit të policisë së Qarkut Vlorë, Jaeld Çela dhe dy vëllëzerve, Moisi dhe Florian Habilaj.

Organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Jaeld Çela në më shumë se një rast ishte kujdesur personalisht për disa nga parcelat me bimë narkotike, që ato të mos prekeshin nga aksionet e policisë për asgjesimin e drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto prova nuk janë siguruar nga përgjime ambientale mes te dyhsurave, por nga bisedat telefonike ndërmjet anëtarëve të bandës së Habilajve dhe drejtorit te policise, Çela. Ndërkohë Prokuroria e krimeve të rënda dyshon se edhe para aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis, grupi i Habiljave kishte dërguar drejt brigjeve italiane, një sasi dy here më të madhe droge, edhe pse ata ishin nën survejim të vazhdueshëm. Ky fakt u zbulua gjatë një bisede me sms në rrjetin e brendshëm telefonik “BBM”, ku Florian Habilaj njoftonte se aksioni shkoi me sukses.

Vetëm 4 ditë më pas u prangosën në Katania të Italisë, kreu i grupit Moisi Habilaj së bashku me 10 shtetas të tjerë. Gjithashtu, nga të njëjtat komunikime telefonike si edhe ato në rrjetet sociale, ka rezultuar se në mënyrë intensive, ka pasuir biseda të shumta edhe ndërmjet ish-drejtorit të policisë së qarkut Vlorë, i shpalluar në kërkim ndërkombëtar Jaeld Cela dhe biznesmentin Orest Sota.

Ky i fundit u arrestua në fillim të nëntorit pasi në automjetin e tij u sekuestruan 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Deri më tani, janë nën hetim për këtë cështje kriminale rreth 40 persona, ku të implikuar janë politikanë, drejtor policie dhe shumë zyrtare të tjerë të lartë./abcnews

ME TE LEXUARAT