Xhafaj në Bruksel takim me eurodeputetët/ Kukan: Reformat, çelësi i mbështetjes së BE

Kliko per me shume info

Gjatë vizitës në Bruksel, Ministri i Brendshëm shqiptar u takuan edhe me anëtarët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Gianni Pitella.

Europarlamentari Eduard Kukan u shpreh gjatë takimit se për arritjet e Shqipërise ka vlerësime pozitive në Bruksel.

Kliko per me shume info

“Po përpiqemi për çeljen e negociatave. Reformat e nisura duhet të vazhdojnë”, tha Kukan.

Ai shtoi në bashkëbisedimin me ministrin e Brendshëm Xhafaj se egziston një atmosferë e mirë brenda institucioneve të BE-së në Bruksel, dhe Shqipëria ka bërë progres.

Zoti Kukan nënvizoi se kanë nisur shumë procese që duhet të përfundojnë e në këtë kontekst Ministria e Brendshme ka rol kryesor.

“Siç e kam thënë shpesh, BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin”, tha Kukan.

Ministri Xhafaj e falënderoi eurodeputetin për ndihmën e dhënë për reformën në drejtësi dhe theksoi se implementimi mbetet një proces shumë i rëndësishëm.

Në takimin me eurodeputetin Gianni Pitella, zoti Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme.

Zoti Xhafaj kërkoi nga BE-ja të ndjekë procesin e implementimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, kjo reformë mund të jetë shembull për rajonin.

Ministri informoi deputetët e PE-së mbi rezultatet e vitit 2017 në luftën antikanabis dhe i njohu me detaje të përgjithshme nga Plani i Veprimit kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale/Operacioni “Forca e Ligjit”.

Ministri nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vendimtar për rrugëtimin evropian të vendit. Ministri theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur, shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Ministria e Brendshme.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here