Votimi elektronik, ambasadori Donald Lu: Nëse e doni, duhet ta bëni tani!

Politikë

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka folur ditën e sotme për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, duke thënë se opozita dhe shumica duhet të përfshihen në këto diskutime.

“Nëse do të vendoset për votim elektronik në 2019-n, nuk duhet të prisni deri në verën e ardhshme, pasi më vonë do të jetë një dështim”, tha Donald Lu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadori amerikan u shpreh se përfshirja e teknologjisë në zgjedhje është e rëndësishme, por mund të ketë edhe probleme.

“Teknologjia në zgjedhje është e rëndësishme. Mirëpo ne kemi hasur këtë problem. Edhe në SHBA në fillime ka pasur probleme. Gjithashtu ka qenë problem edhe hakërimi i zgjedhjeve. Megjithatë Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE ODIHR dhe të vendosë teknologjinë në zgjedhje”, tha Lu ndër të tjera.

Kurse përfaqësues të BE kanë thënë se Shqipëria është një realitet ku ka politizime dhe probleme të shumta në zgjedhje.

Zyrtarë të BE kanë thënë se do të përpiqen që të bëjnë të mundur votimin dhe numërimin elektronik të votave. Ata kanë thënë se ka shembuj plot shtete si Irlanda, Estonia etj. që e kanë aplikuar saktë dhe ka shpresa edhe në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT