Vetëhelmohet me fotoksinë, humb jetën 82-vjeçari në Durrës

Kliko per me shume info

Një burrë i moshuar ka humbur jetën një ditë më parë në Durrës. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se R.M. është vetëhelmuar me fotoksinë.

Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur 82-vjeçarin R.M., nga qyteti bregdetar i Durrësit në gjendje të rëndë.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, dhe mjekët nuk kanë pasur mundësi të bëjnë asgjë për të moshuarin pasi kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në spital.

Sipas verifikimeve nga mjekët, rezulton se viktima ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë në sasi të madhe duke mos i shpëtuar dot vdekjes.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 82-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën, por dyshohet se veprimi është ndërmarrë në kushte të rënduara psikologjike.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here