Vëllai i kryeministrit “sherr” me policinë/ "I merrni urdhrat nga vëllai im"

Aktualitet

Pas konfrontimit të tifozëve të Partizanit dhe efektivëve të policisë, ka ndërhyrë edhe vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, i cili ka kërkuar nga policia që të hapë dyert për tifozët e Partizanit.

Në një video të siguruar nga Syri.net, Olsi Rama, në sherr e sipër me policinë shprehet: “Jam Olsi Rama, hapni dyert e stadiumit. Policia i merr urdhërat nga vëllai im, jo nga federata!”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkak për këtë është bërë vendimi i policisë që nuk lejonte tifozët e Partizanit të hynin në stadium nëse nuk ishin të pajisur me kartën e identitetit.

Gjatë debatit me drejtorin e Policisë së kryeqytetit, Ardi Veliu, Olsi Rama, e ka urdhëruar këtë të fundit të hapë dyert, ndërsa po ashtu ka urdhëruar edhe skuadrën e Partizanit të mos futet në fushë pa hyrë tifozët.

Veliu është shprehur: “Dakort shef, unë të njoh ty, jo vendimin e Federatës.”

ME TE LEXUARAT