Vasili: Prokuroria ka frikë nga Rama edhe kur kapet në flagrancë

Politikë

Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili, ka risjellë në vëmendjen e publikut thirrjen e kryeministrit Edi Rama, gjatë fushatës zgjedhore, që policia pas punës të mblidhte vota për PS-në.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili, shprehet: “Ne fushaten e zgjedhjeve te qershorit kryeministri i kerkoi policise te flake uniformen dhe te bente vota per partine socialiste.

Ambasadoret e huaj qe s’lene gje pa komentuar nuk folen.As OSBE nuk e denoi publikisht dhe fort.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne fund te fundit ky hall shume i rende eshte yni se qytetaret mbeten pa shtet dhe police e kriminele u bene njesh me krimin.”

Në vijim të komentit të tij, Vasili shprehet se Prokuroria edhe pse ka pasur një denoncim për rastin në fjalë, hesht dhe nuk reagon, çka tregon se ka frikë nga Kryeministri.

“Prokuroria hesht edhe sot e kesaj dite,megjithse eshte denoncuar ky kryeminister dhunues i ligjit,nderkohe qe qindra punonjes te thjeshte kane humbur punen dhe ndiqen penalisht vetem per pjesmarrje ne aktivitete elektorale.

Kjo heshtje eshte faj i rende publik.

A ka frike prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranua po ai vete publikisht dhe ka bere dhe sikur ka kerkuar falje.

Prokuroria s’ka asnje te drejte te heshte më, ose ka zgjedhur te jete ajo shkelesja e madhe e ligjit”, – shprehet Vasili.

Në përmbyllje ai ka risjellë një video nga thirrja e kryeministrit, teksa shkruan:

“Per te freskuar memorjen e Prokurorise, po ju demostroj videon se cfare thoshte narkohajduti i votave ne qershor,prokuroria le ta shohe dhe le te veproje,kjo ndan nese eshte e blere nga

kryeministri apo jo”, – përmbyll postimin e tij Vasili.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1793481937618297/

ME TE LEXUARAT