U kap disa herë me drogë, arrestohet 30-vjeçari

Aktualitet

Një shqiptar 30-vjeçar është dënuar me dy vjet burg pasi që gjatë vitit 2017, rreth gjashtë muaj para se të arrestohej, ka bërë tregti me heroinë. Gjykata Penale e Lucernit, Zvicër, krahas dënimit të përmendur, i ka dhënë shqiptarit edhe masën e dëbimit nga Zvicra, shkruan sda.ch.

Shqiptari ishte dënuar edhe më parë, në vitin 2015 po për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike, transmeton albinfo.ch. Pasi kishte mbajtur dënimin, ai ishte liruar në fillim të vitit 2016. Po ashtu i ishte shqiptuar masa e dëbimit dhe e ndalesës për hyrje në Zvicër deri në vitin 2023. Por ai e kishte injoruar këtë ndalesë dhe kishte ardhur sërish në Zvicër ku prapë është kapur duke shitur heroinë. Sasia e drogës së shitur i kishte siguruar një fitim prej 8000 frangash. Ai ishte arrestuar në prill të vitit 2017 në vendin ku banonte, në Horw.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të enjten Gjykata Penale e ka dënuar shqiptarin me procedurë të shkurtuar, transmeton albinfo.ch. Duke e ndjekur masën e kërkuar nga prokuroria, ajo e ka dënuar 30 vjeçarin me 24 muaj burg për shkelje të disahershme të ligjit mbi lëndët narkotike. Veç kësaj, ai është dënuar edhe për hyrjen dhe qëndrimin e palejuar në Zvicër. Më tutje, i dënuari duhet të paguajë një gjobë prej 200 frangash ndërsa Gjykatës Penale i ka borxh afër 5000 franga për të mbuluuar shpenzimet e procedurës. Dhe, si përfundim, ai duhet sërsih të dëbohet nga Zvicra, pa pasur të drejtë për hyrje në dhjetë vitet e ardhshme. Vendimi i gjykatës është i plotfuqishëm.

ME TE LEXUARAT