Turqi/ Arreston 26 shtetas të huaj, dyshohen për lidhje me ISIS

Bota

Autoritetet turke kanë arritur të vënë në pranga 26 shtetas të huaj të dyshuar për lidhje me “Shtetin Islamik” (ISIS).

Lajmi është bërë publik nga Agjencia e lajmeve Anadolu Agency, e cila thotë se të dyshuarit e arrestuar janë nga zonat e konfliktit në Siri dhe në Irak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ISIS akuzohet për kryerjen e të paktën 5 sulmeve në Turqi në dy vitet e fundit, ku mund të përmendim sulmin në aeroportin “Ataturk të Stambollit, dhe në një klub nate në Stamboll gjatë natës së ndërrimit të viteve, ku pati shumë viktima.

ME TE LEXUARAT