Tre kandidate per kryeprokuror i dergohen seances per votim, skualifikohen kater emra

Aktualitet

Ditën e hëne parlamenti do te zgjedhe kryeprokurorin e ri mes 3 kandidaturave; Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komisioni i Ligjeve, te cilin opozita e bojkotoi, vlerësoi se këta 3 prokurore plotësojnë kriteret ligjore për te qene ne krye te prokurorisë, përkohësisht deri ne ngritjen e Këshillit te Larte te Prokurorisë.

Ndërkohe qe 4 kandidatet e tjerë nuk përmbushnin kriteret; Arqile Kocaj nuk kishte grade shkencore, Besnik Muci e Granit Shahu nuk përmbushnin kushtin e vjetërsisë, Artur Selmani prokurori qe kishte deklaruar 8 mije dollarë te fituara ne baste sportive u s’kualifikua per shkak se nuk përmbushte kriterin per integritet moral, kishte mase disiplinore e nuk kishte grade shkencore.

Te hënën parlamenti mbyll punimet per kete vit e pikërisht ne kete séance te fundit do te votoje edhe prokurorin e ri te përgjithshëm e Adriatik Llalla do te largohet per t’i hapur rruge pasardhësit te tij.

Qysh ne krye te herës, opozita kundërshtoi zgjedhjen e nje prokurori te përkohshëm, duke këmbëngulur se kreu i organit te akuzës duhet te zgjidhet pasi te ngrihet Këshilli i Larte i Prokurorisë.

Lideri i opozitës Basha ka paralajmëruar qëndrime te forta nëse maxhoranca zgjedh me votat e saj kryeprokurorin e ri, por ende nuk dihet strategjia qe PD do te ndjeke ne seancën e te hënës.

ME TE LEXUARAT