“Trafikantët ia kanë futur edhe ministrit të Brendshëm, Tahirit i kanë dhënë euro false”

Aktualitet

Teksa pritet që nesër të publikohen detaje të reja që sipas Top Channel do trondisin ekuilibrat politikë, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar sonte në Opinion se policia ka sekuestruar në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri një byzylyk të djalit të vogël, një varëse të bashkëshortes por që ka rezultuar të jetë e gjyshës së tij.

Hoxha tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se përveç byzylykut të djalit të vogël dhe varëses, është sekuestruar një palë vëthë dhe një byzylyk tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por Hoxha thote edhe se ne vendimin e gjykates, sipas prokurorise, mes parave qe iu gjeten biznesmenit Orest Sota, pra 863 mije eurot, te cilat dyshohet se jane te Tahirit te siguruar nga lidhjet e tij kriminale, ka edhe 5 kartemonedha 50 euroshe qe jane te falsifikuara.

“Pra trafikantet ja kane futur edhe ministrit te Brendshem se i kane dhene para te falsifikuara”, tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT