"Tradhtar, nuk ke lidhje me PD-në", qytetarët kryqëzojnë Bashën

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha është kryqëzuar nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe është quajtur si tradhtar i idealeve të Partisë demokratike.

Ndjekësit e tij prej të cilëve shumë anëtar të Partisë Demokratike shprehen se, refuzojnë të mblidhen në takime me tradhtarë e servilë si Lulzim basha dhe lista e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa të tjerë i kanë kërkuar Bashës që të bëjë publike marrëveshjen e tetëmbëdhjetë majit, e cila ende vijon të mbahet e fshehtë për publikun dhe anëtarët e PD-së.

Njëri nga ndjekësit i drejtohet ashpër Lulzim Bashës teksa i thotë se nuk ka lidhje me ëndrrën e demokratëve të 27 viteve më parë. Ai e akuzon Bashën dhe sojin e tij se e kanë bërë Shqipërinë si një han pa zot që e vjedhin dhe e shkretojnë kush të dojë dhe si të dojë.

Nga komentuesit ka edhe nga ata që ironizojnë me Bashën e kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës duke i kujtuar atij premtimet e pambajtura si ai i tramvajit të Tiranës.

Lulzim Basha është në qendër të kritikave të themeluesve dhe intelektualëve të Partisë Demokratike, por tashmë ai po kryqëzohet edhe nga qytetarët e thjeshtë dhe anëtarësia e PD-së

ME TE LEXUARAT