Tiranë, arrestohet i riu, vodhi përsëri sapo kishte dalë nga burgu

Aktualitet

Perfundon kohën e vuajtjes së dënimit, del nga burgu dhe rifillon përsëri aktivitetin kriminal në fushën e vjedhjes duke rene keshtu ne pranga perseri. Autori i ka marre me dhunë telefonin një shtetaseje, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Policia njoftoi se ka arrestuar 24 vjeçarin, e dënuar disa herë më parë për “Vjedhja” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” Ky shtetas gjatë dy ditëve të fundit, dyshohet se ka kryer edhe tre vjedhje të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë arrestuar Saleo Stojani, 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar disa herë më parë.

https://www.facebook.com/lajmifundit.al/videos/1605150149541458/

Ky shtetas më datë 13.12.2017, rreth orës 21:35 u kap menjëherë, pasi në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli” , i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.

Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i markës “HTC”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura gjatë 48 orëve të fundit:

Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.

Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç.

Në rrugën “Ibrahim Rugova” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT