Tiranë/ Dhunimi i redaksisë së lajmeve, reagon Lulzim Basha

Politikë

Reagon Lulzim Basha pas grabitjes në Zjarr Tv, televizionit në pronësi të Ismet Drishtit. Basha dënon aktin dhe u bën thirrje organeve të ligjit të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

“Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambjentin e vështirë mediatik në vend. Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”, Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias”, thuhet në reagimin e Bashës.

ME TE LEXUARAT