Kryengritje me shkopa bejsbolli ndaj policisë, arrestohen tre tifozët në Tiranë

Aktualitet

Policia e Tiranës njoftoi të dielën lidhur me arrestimin një ditë më parë të tre tifozëve që kishin kundërshtuar me forcë duke goditur me shkopinj bejsbolli punonjësit e policisë.

Bledar Beca, 33 vjeç, Agron Meçanaj, 38 vjeç dhe Aden Xh., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë u arrestuan të shtunën pasi rreth orës 17.30, në rruga ”Dritan Hoxha”, para fillimit të ndeshjes së basketbollit Tirana – Partizani, e cila do zhvillohej në pallatin e sportit “Asllan Rusi” kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur me sende të forta, gurë, drunjë e shkopinj bejzbolli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë ngjarje janë përfshirë edhe disa persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende nga policia.

Sipas policisë, motiv i kësaj situate ka qenë se punonjësit e policisë kishin marrë detyrë që atë grup tifozësh prej afro 130 personash ta zhvendosnin nga aty ku ishin pozicionuar pasi ishin burim konflikti dhe ishin përgatitur të prodhonin konflikt me ekipin kundërshtar, atë të Tiranës.

https://www.facebook.com/lajmifundit.al/videos/1601469726576167/

Gjithashtu në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u referuan materialet për H.K, I.S dhe TH.N, vjeç 29, 23 e 20, banues në Tiranë, pasi në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, gjatë ndeshjes kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

NJOFTIMI I POLICISE:

Kundërshtojnë punonjesit e policisë duke përdorur sende të forta, arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Procedohen penalisht dhe tre shtetas të tjerë për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë ndeshjes së basketbollit midis ekipeve Tirana – Partizani.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

• Bledar Beca, 33 vjeç, banues në Tiranë

• Agron Meçanaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

• Aden Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë ,

Arrestimi i i këtyre shtetasve u bë pasi:

Më datë 09.12.2017, rreth orës 17.30, në rruga ”Dritan Hoxha”, para fillimit të ndeshjes së basketbollit e cila do zhvillohej në pallatin e sportit "Asllan Rusi" ndërmjet ekipeve Tirana – Partizani, këta shtetas me disa persona të tjerë ende të pa identifikuar, jashtë ambjenteteve të Palllatit të Sportit, kanë kundështuar me dhunë punonjesit e policisë së forcës së Posaçme "Shqiponjat" dhe shërbimet e tjera të Komisariateve të Policisë Nr 2 dhe 3 duke i goditur me sende të forta, gurë, drunjë e shkopinj bejzbolli.

Ndërhyrja e menjëherëshme e forcave të tjera të Policisë, bëri të mundur nutralizimin e veprimeve të mëtejshme nga ana e tifozëve kundrejt policisë si dhe më pas arrestimin e tre prej tyre të cilët qëlluan punonjësit e policisë me sende të forta.

Motivi i kësaj situate ka qenë se punonjësit e policisë kishin marrë detyrë që atë grup tifozësh prej afro 130 personash ta zhvendosnin nga aty ku ishin pozicionuar pasi ishin burim konflikti dhe ishin përgatitur të prodhonin konflikt me ekipin kundështar, atë të Tiranës.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin edhe të personave të tjetër që kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K, I.S dhe TH.N, vjeç 29, 23 e 20, banues në Tiranë, pasi në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit Tirana-Partizani, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, Prishja e qetësisë publike”, "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta, të kryera në bashkëpunim”, vepra këto të parashikuara nga nenet 236/2 , 274, 279 e 25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT