Ish-e dashura ther me thikë 23-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një 25-vjecare ka therur me thikë ish-të dashurin e saj, edhe pse kishin më shumë se 5 muaj të ndarë.

Mediat e këtij vendi shkruajnë se edhe pas ndarjes, autorja e krimit Hasna Begum nuk kishte hequr dorë nga ish-i dashuri dhe vazhdimisht i shkruante në rrjetet sociale me profile të rreme ku përpiqej ta provokonte dhe të zbulonte të reja nga ai.

Kliko per me shume info

25-vjecarja i zbuloi disa biseda në rrjetin social “Twitter” dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka qëlluar disa herë me thikë, teksa ai ishte në gjumë.

Çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies në muajt e parë të vitit 2017, por 25- vjeçarja e kishte të pamundur ndahej nga Pietro Sanna.

Mësohet se 25-vjeçarja kishte vënë një paruke bionde dhe kishte veshur një palë doreza për të fshehur gjurmët. Pas kishte kryer krimin dhe pa se 23- vjeçari kishte ndërruar jetë, ajo mori një taksi dhe u largua nga banesa e tij.

Hodhi rrobat më gjak në një kazan mbeturinash dhe shkoi drejt një qendre mjekësore, pasi kishte lënduar gishtin e saj. Viktima është gjetur nga të afërmit e tij, pas tre ditësh nga ngjarja.

Hasna Begum u dënua nga gjykata e Londrës me 20 vite burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here