Zbulohet kur do të pyetet Saimir Tahiri në Prokurori

Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet që të japë dëshminë e tij zyrtare përpara prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas asaj që zbulon gazetarja e Top Channel, ish-ministri do të thirret të japë dëshminë e tij brenda kësaj jave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pritet që Tahiri të pyetet për lidhjet e tij me Habilajt dhe trafikun e drogës, përgjimet, por edhe çështjen “Sota” dhe 863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit të ri.

Kjo do të jetë hera e parë që vetë Tahiri do të përballet me Prokurorët e Krimeve të Rënda pas asaj që ndodhi në Komisionin e Mandateve dhe Imunitetit.

ME TE LEXUARAT