"Saimir Tahiri rrezikon të përballet me një tjetër akuzë"

Aktualitet

Gazetari Basir Çollaku, në “Top Story”, duke komentuar mbi dokumentin Italian të Tahirit tha se, ka dyshime serioze per autenticitetin e dokumentit. “Dyshimet janë serioze nëse ky dokument është depozituar para prokurorisë shqiptare, ateherë mund të ketë element të veprës penale dhe është një akuzë e re për të dyshuarin Tahirin, tha gazetari.

Dokumenti që nxori Saimir Tahiri para mediave më 24 tetor për të treguar se nuk po hetohet nga Prokuroria e Katanias është fals.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është përfundimi që ka arritur Top Channel pasi është konsultuar me 3 avokatë në Itali. Ja se si e ka komentuar avokati Italian Gofrredo D’Antona dokumentin e tahirit të krahasuar me një dokument original.

“Dokument të tillë nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tillë dhe mund ta shohim. Është e dukshme! mungojnë një sërë gjërash. Së pari nuk është logo e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifikuar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrime.

Duket sikur dikush e ka parë këtë dhe e ka shkruar në mënyrë pak të shpejtë, sepse ligji italian nuk thotë nëse ka apo jo regjistrime, por thotë: Nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Por e përsëris, ka një dallueshmëri objektive. Mjafton që të shikoni, ky është origjinali ky është dokumenti që më keni treguar.

Janë te papërputhshëm! Jo të ndryshëm, të papërputhshëm. Ky është një dokument fals. Domethënë, nuk mund ta them që është fals, është një krim i rëndë “falsifikimi i akteve publike”. Është një nga krimet më të rënda të parashikuara në kodin tonë penal”, tha avokati, Gofrredo D’Antona.

ME TE LEXUARAT