Video nga sulmi terrorist në Nju Jork?! Shpërthim bombe në një tunel metroje
Një shpërthim bombe pranë një stacioni autobusësh në Manhattan ka vënë në lëvizje policinë njujorkeze, që evakuoi edhe 3 linja metroje.
Në vendngjarje është gjetur një bombë artizanale, e sipas CNN-it, një person është arrestuar tashmë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Disa media, ndërkohë, thonë se i ndaluari kishte një lloj mekanizmi me tela në trup, të cilin e mbulonte me xhup, por autoritetet amerikane nuk nxitojnë ende ta përshkruajnë incidentin si një akt me sfond terrorist.
CNN pretendon se nënkalimi nuk duket të ketë qenë shënjestra e të prangosurit. Bomba, sipas gjigantit mediatik amerikan, mund të ketë shpërthyer para kohe, duke i shkaktuar lëndime të rënda atij vet.
Nuk dihet ende nëse ka të plagosur të tjerë, por një sërë autoambulancash mbërritën në vendngjarje, ku policia vendosi menjëherë një perimetër sigurie.
https://www.facebook.com/DailyMail/videos/3177844822275244/
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump u informua mbi ngjarjen. Shpërthimi ndodhi në një kalim të nëndheshëm të “Port Authority”, stacioni qendror i autobusëve në Manhattan, përmes të cilit kalojnë çdo ditë me mijëra vetë.
Ngjarja vjen vetëm një javë pasi presidenti Trump ngjalli polemika të mëdha e dhunë në Lindjen e Mesme, me vendimin e papritur për të njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.
https://www.facebook.com/DailyMail/videos/3177970225596037/
Më 31 tetor, Nju Jorku u godit nga një sulm terrorist, përgjegjësinë e të cilit e mori më pas Shteti Islamik. Në atë rast, një person u përplas me kamion mbi një grup njerëzish duke shkaktuar 8 viktima.