Studimi/ Brenda një viti, merimangat mund të hanë të gjithë njerëzit, dhe ende të jenë të uritura

Soft

Merimangat gjenden gjithkund për rreth nesh. Merimangat më së shumti hanë insekte, por ka edhe specie që ushqehen me hardhuca apo edhe zogj. Apetiti i tyre është i pakufishëm. Dy biologë kanë studiuar të ushqyerit e 65 specieve të marimangave dhe gjetjet e tyre janë vërtetë befasuese.

Dhe sasia e ushqimit që hanë merimangat në gjithë planetin është vërtetë befasuese. Martin Nyffeler dhe Klaus Birkhofer në një publikimi së fundmi kanë dalë në përfundimin se merimangat hanë prej 400 deri në 800 milionë ton ushqim brenda një viti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është e barabartë me sasinë mishit dhe të peshkut që e hanë të gjithë mbi 7 miliardë njerëzit e planetit. Një krahasim edhe më i rëndë? Pesha e gjithë njerëzve në toke vlerësohet të jetë rreth 287 milionë ton. Kështu i bie se brenda një viti, merimangat do të mund të hanin krejt njerëzit, dhe ende të jenë të uritura.

Përveç kësaj, dy studiuesit, një gjerman e tjetri zviceran, kanë nxjerrë të dhëna tjera interesante. Për shembull, dendësia në gjithë botën është 131 merimanga për metër katrorë. Pesha e të gjitha merimangave të botës së bashku do të ishte 25 milionë tonë, thuhet në studimin e Nyffler dhe Birkhofer.

Këto insekte hanë 10 përqind të masës së tyre trupore për një ditë. Kjo do të ishte e barabartë sikur një njeri që peshon 80 kg të hajë 8 kg në ditë.

https://youtu.be/qBGoCZ6cOiE

ME TE LEXUARAT