Aksidentoi me “Smart” 6 – vjeçarin, bie në pranga i riu nga Elbasani

Kliko per me shume info

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi duke drejtuar mjetin tip “Smart” ka aksidentuar një 6-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “25 nentori” në Elbasan, ndërkohë 6-vjeçari është dërguar në spital në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan shkruan Lajmifundit.al.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan,
bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:
 Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” me
targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.T., 6 vjeç banues në
Elbasan, I cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”
parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal./LAJMIFUNDIT.AL/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here