Skandali/ Rama kundër interesave strategjike të SHBA

Aktualitet

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare në lidhje me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm në Konferencën Ndërkombëtare Islamike, e thirrur nga Turqia për të kundërshtuar presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me Palestinën.

Goxhaj thekson se në këtë konferencë është miratuar deklaratë ku përveç se bëhet thirrje kundër Trump dhe SHBA ka dhe këtë fjali: “u kërkojmë vendeve të tjera që të njohin shtetin e Palestinës dhe Jeruzalemin Lindor, si kryeqytetin e tij të pushtuar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Altin Goxhaj, qeveria shqiptare po vepron kundër interesave strategjike të SHBA që të plotësohet axhenda e Soros dhe të ulet ndikimi amerikan në Shqipëri në mënyrë që Oligarkia Sorosiane me Edin në krye të shpëtojë nga Cunami i Trump.

Gjithashtu, Goxhaj shton se plani është që Shqipëria të shkëputet nga orbita e SHBA dhe të futet në orbitën gjermane si satelit i Jugosllavisë së Re.

Ndër të tjera, Goxhaj shprehet se “Banda e Sorosit në Shqipëri ka në axhendë rritjen e antiamerikanizmit dhe prishjen hap pas hapi të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA! Ka 13 muaj kjo gjë që ndodh zyrtarisht me çdo mjet dhe para!”

Postimi i plotë i Altin Goxhaj:

KOLONA SOROS E KA VËNË SHQIPËRINË NË VIJËN E PARË KUNDËR AMERIKËS DHE TRUMP! Madje nëpërmjet bandës sorosiane në media ka futur edhe fenë në lojë!

Nga Levizja AntiSoros

Ministria e Jashtme e Shqipërisë paska marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të thirrur me urgjencë nga Turqia për të kundërshtuar Trump për Palestinën dhe ka firmosur deklaratë ku përveç se bëhet thirrje kundër Trump dhe SHBA ka dhe këtë fjali:

“u kërkojmë vendeve të tjera që të njohin shtetin e Palestinës dhe Jeruzalemin Lindor, si kryeqytetin e tij të pushtuar”

Po po, Shqipëria është rilindur si Fanari Ndriçues i botes dhe ne do ti zgjidhim të gjitha hallet e botes mjafton që ti kundërvihemi interesave strategjike të SHBA që të plotësohet axhenda e Soros dhe të ulet ndikimi amerikan në Shqipëri në mënyrë që Oligarkia Sorosiane me Edin në krye të shpëtojë nga Cunami i Trump! Strategjia ka 1 vit në kulmin e saj dhe plani është që Shqipëria të shkëputet nga orbita e SHBA dhe të futet në orbitën gjermane si satelit i Jugosllavisë së Re! Shqipëria po të drejtohej nga çdo forcë politike mjafton të mos ishte e kapur nga Soros, as që duhej të përzihej në këtë tollovi ku po përplaset SHBA për interesat e veta jetike por jo!

Ndërkohë gjithë debatin në Shqipëri për Palestinën e hapi Banda e Sorosit në media duke ftuar made edhe eksponentë mediatikë të besimit musliman si e si për ta ngatarruar politikën e jashtme me fenë! Tamam sipas manualeve të Soros, në fillim manipulojnë opinioin publik, përfshijnë grupet të caktuara presioni dhe pastaj vepron Qeveria! Si në kohën e Enverit “me orientim nga lart dhe propozim nga poshtë!”

Sepse Banda e Sorosit në Shqipëri ka në axhendë rritjen e antiamerikanizmit dhe prishjen hap pas hapi të marëdhënieve të Shqipërisë me SHBA! Ka 13 muaj kjo gjë që ndodh zyrtarisht me çdo mjet dhe para!

POR PYETJA BAZË PËR TË GJITHË ËSHTË:

Po Palestina a e njohu Kosoven apo i nderpreu deklaratat qe Kosova eshte Serbi që i ripërsërit çdo muaj si gramafon i prishur ku të mundet vend e pa vend duke përfaqësuar trupin diplomatik më agresiv ndaj Kosovës bashkë me Serbinë, Rusinë, Kinën dhe Kubën?

E dini pse nuk e njeh Palestina Kosoven dhe pse voton rregullisht kundër Kosovës në OKB pë çdo gjë?

Sps i intereson me shume Serbia sps nje vend i vogel si Palestina nuk e ka luksin te beje gam gam kot “pro Kosovës me mazhorancë muslimane” por sheh interesat e veta dhe interesat e veta i thojnë që Serbia Ortodokse ka më shumë peshë në arenën ndërkombëtare se sa Kosova me gjithë Shqipërinë bashkë apo mazhorancën e shqiptarëve të besimit musliman në Ballkan! Për më tepër që është Rusia në qendë të lojës e ajo ka dhe më shumë peshë për palestinezët që dijnë pfarë bëjnë dhe çfarë kërkojnë!

Po atëhere interesi i Shqiperise kush eshte Palestina qe nuk njeh Kosoven apo SHBA?????????????????????????

DHE KUSH IA KËRKOI SHQIPËRISË QË TË PËRFSHIHEJ DHE ANGAZHOHEJ??? SOROSI PRA!

P.s. Ju kujtojmë se e vetmja arsyeja se pse shqiptarët nuk janë zhdukur nga Ballkani dhe ekzistojnë shtete shqiptare është roli shekullor i SHBA!

ME TE LEXUARAT