"Shtëpia m'u shemb, fëmijët janë në shi", Balla në krah të familjeve të përmbytura në Librazhd

Politikë

Probleme si pasojë e përmbytjeve edhe në Librazhd.

Rrëshqitja e dherave dhe e shkëmbinjve ka rrezikuar seriozisht disa familje. Pronari i një banese në Vehçan, sipas inofelbasanit, i ka rrëfyer Ballës:

“U shemb e gjithë shtëpia. Ishte ora shtatë e gjysmë. Dëgjuam një zhurmë shumë të fuqishme sikur po vinin aeroplanët. Siç e sheh nuk ka mbetur gjë por urojmë Zotin që jemi gjallë. Mora gjithë fëmijët dhe dolëm jashtë. Tani jemi në shi. Edhe bagëtitë nuk kanë më strehë sepse i mbanim pranë shtëpisë. Pasi e ka dëgjuar kryefamiljarin Balla i ka premtuar: “Do sjellim repartin e xhenjos së ushtrisë do ta bëjmë me shpërthim të kontrolluar. Por ju nuk do të qëndroni më aty. Do merren masa për strehim deri sa të largohen gurët dhe të rregullohet shtëpia”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër familje lumi i ka shembur shtëpinë. E zonja e shtëpisë tregon frikën dhe ankthin që ka përjetuar kur uji mori një pjesë të banesës.

Edhe në këtë rast deputeti ka kërkuar që të evakuohet familja dhe të merren masa për sistemimin e saj.

ME TE LEXUARAT