Sherr me thika pranë një lokali në Vlorë, dy të plagosur

Kliko per me shume info

Tre persona janë përfshirë në një konflikt, në lagjen Pavarësia të Vlorës.

Ata ndodheshin në afërsi të një lokali kur u përplasën për motive të dobëta, fillimisht me fjalë dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Kliko per me shume info

Njoftimi i Policise:

Arrestohet një 25 vjeçar pasi gjatë një konflikti ka plagosur rëndë me thikë një tjetër shtetas!

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm në afërsi të një lokal-bar në lagjen ”Pavarsia” është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me shtetasit K.I., dhe I.I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I..

Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here