“Santa Clausi i bashkisë” Erion Veliaj, ndryshon ngjyrën e Kullës së Sahatit, ja pse

Kliko per me shume info

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i bashkohet nismës në përkujtim të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në një mënyrë të veçantë. Ajo ka ndriçuar me ngjyrë portokalli kullën e Sahatit të Tiranës.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Koordinatori i Përhershëm i OKB Brian Williams si dhe përfaqësuesi i UN Women, Giuseppe Belsito.

Kliko per me shume info

Veliaj i veshur si me një pulovër me mbishkrimin Santaclaus, e ka quajtur këtë ditë speciale që synon përfshirjen e femrës në vendimarrje.

“Nga të gjitha ndriçimet, ky që bëjmë tani është më speciali se ka një mesazh shumë të veçantë sepse bëhet në një fushatë që unë e kam shumë për zemër, që nga koha që kam punuar në ministri dhe jam përfshirë më shumë në çështjeve e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe sidomos në emancipimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe besoj që do të më shoqërojë gjithë jetën”, tha Veliaj, teksa shtoi se rreth 65% e e punonjësve të Bashkisë së Tiranës janë femra.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here