Sali Berisha publikon fotot e rralla të Azem Hajdarit në Qytetin Studenti

Aktualitet

Ish-kryeministri dhe kryetari i PD, Sali Berisha me anë te një postimi në Facebook ka kujtuar lëvizjen e dhjetorit të vitit 1990, ku studentët me në krye Azem Hajdarin, për herë të parë paraqitën kërkesat e tyre për liri dhe demokraci.

Ja postimi i Sali Berishës në Facebook:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Album me foto të Lëvizjes Studentore!

Si sot 27 vite më parë, studentët me në krye prijësin e tyre Azem Hajdari, paraqiten në sheshin e qytetit para shqiptarëve dhe botës, në sheshin e qytetit Studenti, kërkesat e tyre për pluralizmin politik, lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë si Europa.

Nderim të madh studentëve të dhjetorit 1990 dhe liderit të tyre legjendar Azem Hajdari! Azem ti je gjallë! sb

ME TE LEXUARAT