EMRAT/ I rrahu gruan, 56-vjeçari godet me thikë vëllain e tij në Elbasan

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku vëllai ka goditur me thikë të vëllanë 7 vite më të vogël, pasi ky i fundit i ka rrahur gruan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ndërsa Policia ka arrestuar të dy vëllezërit, Fatmir Bakalli, 56 vjeç dhe Shpendi Bakalli, 49 vjeç banues në Elbasan.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE:

Godet me thikë vëllain e tij, arrestohen në flagrancë të dy vëllezërit, sekuestrohet thika.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Fatmir Bakalli, 56 vjeç dhe Shpendi Bakalli, 49 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit Fatmir Bakalli u bë pasi në banesën e tij, në Lagjen “5 Maji” për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me thikë vëllain e tij, shtetasin Shpendi Bakalli i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën shtetasi Fatmir Bakalli dyshohet të ketë goditur vëllain e tij shtetasin Shpendi Bakalli.

Ndaj shtetasit Fatmir Bakalli, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.

Arrestimi i shtetasit Shpendi Bakalli, u bë pasi dyshohet të ketë dëmtuar derën e oborrit të vëllait të tij shtetasit Fatmir Bakalli dhe dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së të vëllait shtetases M.B., 53 vjeçe duke i shkaktuar dëmtime fizike, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj shtetasit Shpendi Bakalli, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim prone” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here