E ardhmja e Ancelottit, Ronaldo mesazh drejtuesve të Realit

Sport

ancelotti-ronaldoMe një foto te perbashkët me trajnerin Carlo Ancelotti në Instagram, Cristiano Ronaldo la një mesazh për drejtuesit e Realit të Madridit menjëherë pas ndeshjes së fituar 7-3 ndaj Getafes, të shtunën në mbrëmje.

“Një trajner i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Shpresoj që të punojmë sërish bashkë sezonin e ardhshëm”, shkroi sulmuesi portugez pas ndeshjes së fundit të sezonit për madrilenët, që me shumë mundësi ishte edhe ndeshja e fundit për trajnerin italian në stolin e Realit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumë futbollistë të Realit janë shprehur në favor të Ancelottit, por duket se presidenti Perez ka marrë vendimin që ta zëvendësojë atë me Rafa Benitez ose Jurgen Klopp.

ME TE LEXUARAT