Revoltohet PD, Halimi: Kryeprokurori nuk mund të emërohet nga partitë politike

Politikë

Sipas deputetit të PD –së, Eduart Halimi zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të bëhet me 84 vota. “Askujt nuk ia merrte mendja se pas 3 viteve, Partia Socialiste do të dilte me një Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm”, është shprehur Halimi.

Gjithashtu ai ka rikujtuar debatin e mëhershëm të bërë gjatë procesit të reformës në drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jemi përplasur me qeverinë. Prokurori i Përgjithshëm duhet të emërohet nga prokurorët dhe jo partitë politike. Çdo përpjekje për të emëruar prokurorin nga partia politike, do të jetë jo vetëm dështim i reformës në drejtësi, por i të gjithë sistemit të drejtësisë”- ka thënë më tej Halimi.

ME TE LEXUARAT