Mori vendin e dytë te “Kënga Magjike”, reagon Elhaida Dani: Më thanë mos merr pjesë!

Showbiz

Një nga këngët më të pëlqyera të festivalit “Kënga Mgjike” ishte edhe ajo e Elhaida Danit, ‘E ngrirë’. Sakaq, këngëtarja mori vendin e dytë në finalen e festivalit.

Ndonëse ashtu siç ndodh pothuajse çdo edicion, ku këngëtarët pas mbarimit të festivalit përplasen me njëri-tjetrin për shkak të procesit të votimi edhe Elhaida ka dy fjalë për të thënë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por këngëtarja ka zgjedhur të bëjë të kundërtën të falenderojë të gjithë ata që e mbështetën në realizmin e projektit të saj. Dani thekson se në fillim stafi dhe të afërmit e saj ishin kundër pjesmarrjes.

Postimi i plotë:

Të ngjitesha ne ate skene per mua ka qene nje pergjegjesi e madhe ! Ne fillim stafi dhe te afermit e mi ishin te gjithe kunder ksaj pjesmarrjeje ne KM. Me thonin qe po rrezikoja shume... Por une e dija qe kete kenge qe nje nate me kishte frymezuar te kompozoja doja ta kendoja ne nje skene te madhe Shqiptare ! Dhe nuk mund te jem me e lumtur se sa sot ! Kam marr nga ky festival me shume se sa cmime. Kam marr dashurine tuaj dhe sot ndihem akoma me afer jush qe me mbeshtesni prej vitesh ! Faleminderit @arditgjebrea per kete produksion te nje niveli shume te larte ! Faleminderit @aldonlipe qe personalizove performancen time deri ne detaje te akullta ! Faleminderit @darkodimitrov per orkestrimin dhe prodhimin e kesaj kenge! You are the best ! Faleminderit @pandastudio.ts sepse atje krijojme cdo dite bashke ! Faleminderit @frederikaartimartesor qe me krijove me kaq profesionalizem nje veper arti ku perlat personifikonin kristale akulli. Faleminderit @miranda_dupi qe je gjithmone prane meje per cdo detaj ne lookun tim! Faleminderit @class_make_up @erjona_erol@monalizakasaj qe me beni te ndihem dhe dukem si princesh gjithmone me duart e tua te arta ! Faleminderit @orsolamema@class_photography_ qe prej vitesh me ndihmon të ruaj momentet me te bukura te mia me aparatin tend! Por mbi të gjitha faleminderit familjes sime qe me mbeshtet ne cdo hap #nomatterëhat dhe stafit tim ne te cilin besoj prej vitesh !

ME TE LEXUARAT