Rama flet për herë të parë për këpucën e Monika Kryemadhit: Si armë pa leje

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për goditjen me këpucë që mori nga Monika Kryemadhi në Kuvend gjatë votimit të kryeprokurores së re.

Rama i pyetur për urimin që do tu bënte shqiptarëve në vitin që vjen, tha se do të donte të merrej më shumë me ekonominë, por shtoi se "nuk na lënë herë pas here këpucët që dalin nga këmba për tu përdorur si armë pa leje".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai theksoi se kur shkon në Bruksel dhe takohet me zyrtarët e BE i vjen turp për shfaqjet që bëri opozita në Kuvend gjatë protestës kundër zgjedhjes së kryeprokurores.

Gjate seances ne fjale, opozita protestoi ndersa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, hoqi kepucen dhe goditi me te kryeministrin ne sallen e Parlamentit./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT