Takimet në Bruksel, Rama flet për negociatat me BE: 6 mujori i ardhshëm do të jetë vendimtar

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka informuar sot nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste lidhur me takimin e tij që zhvilloi në Bruksel.

Rama u shpreh optimist për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i qeverisë theksoi se gjashtë mujori i parë i 2018-ës do të jetë edhe koha vendimtare për vendin tonë, ku pritet të merret edhe vendimi historik për çeljen e negociatave për vendin tonë.

“E vërteta është që duke ju referuar edhe takimeve që patëm me ministrin e Jashtëm në Bruksel, me të gjithë përfaqësuesit e lartë të BE, Shqipëria gjendet më afër se asnjëherë çeljes së negociatave. Dhe 6 mujori i parë i vitit që po hyn do jetë vendimtar për këtë vendim historik që i jep vendit tonë që të futet në një korsi të re në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne morëm vlerësime shumë inkurajuese lidhur me ecurinë e vendit tonë në të 5 drejtimet e përcaktuara nga BE si prioritete kyçe. Nisja e zbatimit të ligjeve të vettingut janë një kusht i plotësuar që në ecurinë e muajve në vijim do japin padyshim rezultatet e para të nevojshme për të shtyrë jo vetëm zbatimin e reformës historike në drejtësi por edhe vendet anëtare të BE drejt një vendimmarrje pozitive” tha Rama.

ME TE LEXUARAT