Qytetari tërheq zvarrë oficerin e policisë, por përfundon keq

Soft

Kamerat e trupit të policia tregojnë momentin kur një 42-vjeçar qëllohet me armë pasi dhunoi një prej oficerëve. Ngjarja ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia u njoftua për një sherr në familje dhe shkoi të kontrollonte. Oficeri i policisë hasi në kundërshtimin e ashpër të babait të pesë fëmijëve, Pedro Pierre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes tyre pati debat me tone të ashpra, pasi burri nuk pranonte ndërhyrjen e policisë.

Sikurse duket në pamje, 42-vjeçari sulmon policin dhe e shtrin në tokë. Ai e tërheq zvarrë nga këmbët dhe e qëllon deri aty mbërrin oficeri tjetër i policisë.

Pierre tentoi t’i afrohej edhe policit të dytë, por ky i fundit reagoi duke e qëlluar me armë./klan

http://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2017/12/09/5764314443835817433/636x382_MP4_5764314443835817433.mp4

ME TE LEXUARAT